KQZ miraton fondin mbi 4 milionë për subjektet politike parlamentare

Mbahet mbledhja e parë me përbërjen e re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), menjëherë pas dekretimit të anëtarëve të rinj, ka mbajtur mbledhjen e parë me përbërjen e re, ku është marrë vendim për zëvendësimin e asambleistëve nëpër kuvende komunale.

Anëtarët e KQZ kërkuan që sa më parë të ekzekutohen këto vendime për asambleistë nga sekretariati i KQZ.

KQZ ka miratuar fondin prej 4 milionë e 200 që i takon subjekteve parlamentare për vitin 2019.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ,mori vendim për rekomandimin për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas këtij vendimi, Nexhat Çoçaj zëvendësohet me kandidatin e radhës, Rafet Rama.

Gjithashtu, KQZ mori vendim për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve të ndryshme komunale./21Media

Back to top button