KQZ: Rinumërohen votat në 43 vendvotime

QNR-ja rekomandoi rinumërimin pasi që formularët kishin mospërputhje të të dhënave
Pas rekomandimit të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për rinumërimin e 43 vendvotimeve të zgjedhjeve lokale të këtij viti. Shefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se të gjitha vendvotimet që kanë mospërputhje duhet të rinumërohen. Ndërsa, pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve do të vijojë numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta./21Media

Back to top button