KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

“në orët e hershme të mëngjesit dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet në të gjitha qendrat e votimit Duke u mbështetur në të gjitha informacionet që kemi pranuar deri tani në të gjitha qendart e votimit në Republikën e Kosovës ka filluar procesi i votimit në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, përveç zgjedhjeve të rregullta”, tha Elezi.

Ai shtoi se KQZ ka hapur edhe 38 qendra të votimit me kusht nga një për secilën komunën me gjithsej 65 vendvotime.

“Numri i personave që kanë të drejte votë është 1 milion e 970944 votues numri i subjekeve politike është 28 prej të cilave 20 parti politike, 5 koalicione 2 nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur KQZ iu bën thirrje qytetarëve të votojnë, gjithashtu bëj sërish të ditur vendimin e KQZ-së se qytetarët mund të votojnë edhe me mjete të identifikimit me afat të skaduar.”, deklaroi ai./21Media

Back to top button