KQZ thotë se sot përfundon verifikimi në Mitrovicë: Janë verifikuar 75 nga 105 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi sot ka bërë të ditur e në QKN të Mitrovicë së Jugut është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës.
„Deri në orën 09:00 të ditës së mërkurë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105 sa i takojnë kësaj komune. Ky proces, planifikohet të përfundojë gjatë ditës së sotme.
Një ditë më herët, të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë. „ thuhet në njoftim.
Derisa janë bërë të ditura edhe aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR):
Sipas KQZ-së në QNR ësghtë duke duke vazhduar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka filluar një ditë më parë, derisa bëhet e ditur se deri në 09:00 ditë së mëkurë, janë rinumëruar 10 vendvotime./21Media