KQZ: Votat e mërgatës, ato me kusht edhe të personave me nevoja të veçanta do të numërohen “në një fazë të mëvonshme”

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media tha se numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të mërgatës do të bëhet në një fazë të mëvonshme, pasi të përfundojnë numërimet në qendrat komunale të votave të kandidatëve për deputetë,

“Lidhur me numrin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, ju njoftoj se numërimi i tyre do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pasi të përfundojnë numërimet në qendrat komunale”, ka deklaruar Elezi.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.86 për qind të votave pas numërimit të 97.57 për qind të votave, apo 2 mijë e 522 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 18:32.

Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.04%, LDK e treta me 17.62%, kurse AAK 7.45%.

Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%.

Back to top button