Kraki: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha partive

Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki lidhur me konstituimin e Kuvendit ka thënë se “opozita po të kishte më shumë fuqi politike e cila sipas tij do ta përdorte si armë kundër Kosovës dhe institucioneve të saj në kundërshtim me frymën e kushtetutës”.
Ai ndër të tjera shton se për qeverinë e re, përgjegjësia për t’i gjetur numrat i takon vetëm fituesit.
“Merreni me mend sikur kjo opozitë të kishte më shumë fuqi politike. Një mundësi e kanë – bllokimin, dhe këtë e përdorin si armë kundër Kosovës dhe institucioneve të saj në kundërshtim me frymen e kushtetutës. A e dini pse? Sepse ende s’kanë dalë nga logjika e politikës n’shërbim të grupit.. Plus kësaj, ende janë zishem për humbjen e 9 shkurtit. Kjo qasje duhet me u ndrru urgjentisht dhe Kosoves duhet me ia leju funksionimin normal. Sepse, konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha partive. Pastaj për qeverinë e re, përgjegjësia me i gjet numrat i takon veç fituesit”, ka shkruar Kraki. /21Media