Krasniqi: Albini të na tregoj se çka i ka borxh Albulena Haxhiut

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të nëntë të seancës konstituive tha se qytetarët nuk i kanë borxh Albin Kurtit që ta mbajë vendin e bllokuar.
‘’Nuk kalon Albulena Haxhiu edhe pikë. Nëse dëshiron me mbajt shtetin e bllokuar për shkak të Albulena Haxhiut le të na tregon çfarë borxhi i ka. Por qytetarët nuk i kanë borxh Albin Kurtit për ta mbajtur vendin e bllokuar se u tek me bo një shoqe të tij kryetare të Kuvendit’’, tha Krasniqi./21Media