Krasniqi: Asnjë përkujdesje shtetërore për vras*jen e rreshterit në Kaçanik

(Lajm i përditësuar)


Krasniqi: Asnjë përkujdesje shtetërore për vrasjen e rreshterit në Kaçanik

Eksperti i sigurisë, Kolë Krasniqi, lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë në Kaçanik thotë se për këtë të fundit shteti nuk pati asnjë përkujdesje shtetërore.

Ai ndër të tjerash thotë se rreshteri në Kaqanik u vra nga armiqët e shtetit.

“Kam miq ndërkombëtarë jashtë dhe këtu dhe pyetëm se pse nuk u varros polici me ceremoni shtetërore. Polici i parë u vra dhe natyrisht u shpall hero u nderua natyrisht nga të gjithë mekanizmat shtetërorë dhe u shpall hero, ndërsa ky i dyti prapë u vra nga armiqët e shtetit dhe asnjë përkujdesje shtetërore”, tha Krasniqi. /21Media


Krasniqi: Ne i kemi permamente sulmet në veri, nga pozicionet ekstremiste serbe

Eksperti i sigurisë, Kolë Krasniqi, lidhur me cenimin e sigurisë në Kosovës ka thënë se sot Kosova po sulmohet prej shumë pozicioneve.

Teksa shton se Kosova ka sulmet permanente në veri nga pozicionet ekstremiste serbe.

“Kosova sot për sot po sulmohet prej shumë pozicioneve, ne i kemi permamente sulmet në veri. Nga pozicionet ekstremiste serbe të cilat natyrisht janë të sponzorizuara fuqishëm nga klanet e ndryshme, grupacionet, por edhe nga kreu i shtetit serb”, tha Krasniqi. /21Media

Back to top button