Krasniqi bën homazhe të varri i Triumf Rizës: Do të të kujtojmë përherë, shok i dashur!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka përkujtuar policin Triumf Riza në vjetorin e vrasjen së tij..

Krasniqi ka treguar se Rizën e ka pasur shok gjatë shkollës së mesme, duke e përshkruar at si karakter të fortë.

“Karakteri i fortë, vullneti i hekurt, përkushtimi serioz, por edhe afërsia njerëzore – e kanë karakterizuar gjithmonë Triumf Rizën, edhe gjatë shkollës së mesme, në të cilën ishim bashkë. Pikërisht këto virtyte, bënë që Triumfi të dallohet edhe në Policinë e Kosovës, si një nga policët më të shkathët të gjeneratave të hershme, në luftën kundër krimit të organizuar në vend.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook

Po ashtu ai ka thënë se pavarëisht se kanë kaluar 16 vjet nga vrasja , drejtësia ende nuk është vendosur.
Me 30 gusht të vitit 2007, saktësisht 16 vite më parë, Triumfi u vra pabesisht dhe tinëzisht, duke na lënë përherë të pikëlluar të gjithëve, e veçmas familjen e tij. Edhe sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e pritur., ka përfunduar aka shkruar ai./21Media

Back to top button