Krasniqi: Deputetët e VV-së janë në presion dhe shantazh për mosvotimin e Trustit

Në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohet projektligji për tërheqjen e një pjese të Trustit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se deputet e VV-së sot janë në presion dhe shantazh lidhur me Trustin, por ata duhet ta dëgjojnë ndërgjegjen e tyre e jo të kryeministrit.
Ai tha se deputetët kanë presion ose shantazh por deputetët e VV-së dduhet të jenë deputet të qytetarëve.
“Unë sinqerisht sot ju ftojë, me qenë deputet të qytetarëve, atyre që ua kanë dhënë mandatin, atyre që ua kanë dhënë mandatin e ju kanë sjellë këtu, kryeministri iu ka shti në listë, por deputet ju kanë bërë votuesit e juaj, qytetarët e juaj, ata që kanë nevojë sot për juve, edhe për votën e secilit prej neve, guxoni sot ose nëse mendoni që e keni më lehtë hajde po e qesim në mocion me bë me votim të msheftë, nëse doni me votu msheftë se keni presion ose shantazh, por mbi të gjitha ju keni guxu për kodin civil, gjysma se keni dëgjuar kryeministrin e keni dëgjuar ndërgjegjen, dëgjonte ndërgjegjen e juaj edhe për qytetarët që sot kanë nevojë me iu ndihmu” ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button