Krasniqi: Do kemi pasoja më të rënda nëse nuk ndryshohet qasja e menaxhimit të pandemisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se statistikat e institucioneve me renome botërore, si Universiteti “Johns Hopkins”, po e rendisin Kosovën ndër vendet e para në botë për infektime të reja dhe humbje jetësh nga COVID-19, në proporcion me popullsinë.
Pëmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se nëse nuk ndryshohet qasja aktuale e menaxhimit të pandemisë, pasojat do të jenë edhe më të rënda nga ato që sot qytetarët po i përjetojnë, ekonomia po i ndjen dhe profesionistët shëndetësorë po i vuajnë, për siç është shprehur ai, shkak të qëndrimit në distancë të Qeverisë.
Krasniqi ka theksuar se pandemia nuk duhet të jetë një çështje e luftës së brendshme politike, por front i përbashkët në interes të qytetarëve./21Media