Krasniqi: Do të punoj për krijimin e ekipit të ri ekzekutiv të PDK-së (Video)

Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi u zgjodh sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, si kandidat i vetëm për këtë pozitë.Gjatë prezantimit të platformës së tij, Krasniqi tha se PDK si shtëpi e çlirimtarëve, nuk do të ndalet asnjëherë edhe pse, siç u shpreh, nuk është aspak e lehtë të trasohet tutje rruga e Hashim Thaçit e Kadri Veselit. U zotua se do të bëjë gjithcka që PDK-në ta kthej adresë të parë politike në vend.(Teksti-Albulena Nuha, kamera: Lulzim Fana)./21Media

Back to top button