Krasniqi: Duhet të ketë zgjedhje, kjo qeveri u bë peng

(Lajm i përditësuar)

Krasniqi: Përgjegjesia është e Qeverisë nëse ju ndodh diçka kryetarëve të zgjedhur të komunave në veri

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit në veri të vendit, Partia Demorkatike e Kosovës fitoi në komunat Zubin Potok dhe Zveçan.

Lidur me këtë  lideri i PDK-së, Memli Krasniqi tha në “Click” në RTV 21 se Qeveria e Kosovës do të jetë përgjegjëse për  sigurinë e kryetarëve të zgjedhur të këtyre komunave, dhe jo subjekti që ai drejton.

“Përgjegjësia është absolute e Qeverisë . Pikë. Sikiur të isha unë kryeminsitër ne këtë situatë s’do ta kishim fare, sikur të isha unë në vend të zotit Kurti ne do ta kishim të integruar veriun me më shumë sovranitet “, tha Krasniqi.

Më tej i pari i PDK-së, shtoi se kryeministri Kurti duhet të krijojë hapësirën për gjitha procedurat e ardhshme deri në betimin e kryetarëve.

Krasniqi: Duhet të ketë zgjedhje, kjo qeveri u bë peng

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në emsionin “Clcik” në RTV21 tha se duhet të ketë zgjedhje pasi që sipas tij qeveria aktuale u bë peng i vetëvetes, kurse qytetarët janë bërë peng të Qeverisë.

“Besoj që çdo ditë e më shumë po e shohin qytetarët e Kosovës se duhet të ketë një proces zgjedhor. Unë besoj që duhet të ketë zgjedhje të reja. Kjo qeveri është bërë peng i vetvetes, ne qytetarët jemi bërë peng të qeverisë”

“Një qeveri kaq e fuqishme si kjo, me këtë besim të madh të 50% të qytetarëve që e kanë arritur, me numër jashtëzakonsiht të madh të deputetëve që nuk e ka pasur asnjë qeveri në të kaluarën, me kontroll mbi Presidencën, Kuvendin e të gjitha insitucionet tashmë të pavarura do duhej ta kishte aftësinë që t’i bënte njerëzit bashkë “, tha ai.

Krasniqi tregon se a e ka opozita në kontroll sistemin e drejtësisë siç thotë Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i quajti qesharake deklaratat e kryeministrit Kurti se opozita po kontrollon sistemin e drejtësisë.

Sipas Krasniqit një gjë e tillë është absurditet.

“A ka thënë naj herë naj kush prej partisë sonë në pushtet apo opozitë se është i kapur sistemi i drejtësisë, kurrë! Pse? Sepse ky sistem me këta njerëz që ka nevojë me u përmisu që ka nevojë me u profesinalizu është ma i mirë se sa i krejt vendve të rajonit…nuk mundemi me pretendu shfajësimin përmes akuzës mentalitetin e Qeverisë së Albin Kurtit është se kush nuk është nën  të është kundër tij”, tha Kurti

Krasniqi: Në kohën kur kemi qeverisur ne, KEK-u ka qenë gjithmonë kompani kredibile

Lideri i opozitës, Memli Krasniqi sot në emisonin “Click” në RTV21 foli për tema të ndryshme e ndër to ishte edhe gjendja aktuale e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ai tha se kur qeverisi PDK-ja, parti që tani drejtohet nga Krasniqi, KEK-u ka qenë gjithmonë kompani kredibile.

“KEK-u ka qenë gjithmonë kompani profitabile, gjithmonë kompani që ka kontribu në buxhetin e shtetit dhe që ka pasë bilanc pozitiv me dhjetëra miliona euro, që është e vërtetëm, vazhdon të jetë kështu fatmirësisht, por s’ka pas rritje të çmimit. Ne në Qeverinë e Kurtit i kemi kthy restriksionet famtirësisht për shkak të motit të mirë të dimrit, jo siç e kanë pritur edhe ata vet, por janë kthyer restriksionet edhe në mes të gushtit”, tha Krasniqi./21Media

Back to top button