Krasniqi e quan alarmuese anulimin e mbledhjes së dy qeverive

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, të paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë, si alarmuese.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për media, ka thënë se i ka propozuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, një takim në një format më të ngushtë, ku do të merrnin pjesë edhe ministrat e jashtëm dhe ata të brendshëm, porse Kurti ka refuzuar.

Krasniqi e sheh situatën alarmuese.

“ALARMUESE! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”./21Media

Back to top button