Krasniqi flet për zgjedhjet në veri me zyrtarë të lartë amerikanë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi u prit në takim nga Këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, Paul Pfeiffer.
Siç njoftoi Krasnqiqi ata diskutuan për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal, rezultatet dhe sfidat në transformimin dhe digjitalizimin lokal.
“Në veçanti diskutuam për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të cilat u mbajtën konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës si dhe për procesin e konstituimit të organeve të reja komunale.Poashtu i falënderova për mbështetjen e ofruar në rrugën drejt Open Government Partnership (OGP) si dhe për planet e përbashkëta për implementimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP.”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Ai po ashtu tregoi se u takua edhe këshilltaren e lartë në Byron për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Departamentin e Shtetit Amerikan, këshilltare e lartë në Byron për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Departamentin e Shtetit Amerikan./21Media