Krasniqi i bashkohet Kosovës 

Mesfushori i krahut të majtë të skuadrës belge, Royal Antwerp, Laurit Krasniqi vendosi t’i bashkohet Kosovës.
Krasniqi, të enjten në mbrëmje, luajti për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrrri”, në ndeshjen kundër Dritës në Ligën e Konferencës dhe ishte vendimtar në kualifikimin e skuadrës së tij, duke shënuar golin i cili e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes, bëri të ditur sot Federata e Futbollit e Kosovës.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi u takua me futbollistin dhe e bindi që në nivel kombëtaresh ta përfaqësojë Kosovën.
“Kreu i FFK-së e ka përgëzuar Lauritin për arritjet e deritashme si dhe ka uruar që ai të ketë të ardhme të ndritur si me klubin e tij e po ashtu edhe në fanellën dardane. Ndërkaq, vetë futbollisti është shprehur i lumtur që po i jepet mundësia të japë kontributin e tij për vendin e origjinës dhe se do të bëjë çmos që të vazhdojë të luajë në nivele sa më të larta dhe t’i bëjë krenarë familjen e tij dhe të gjithë tifozët e Kombëtares së Kosovës.”, bëri të ditur FFK./21Media

 

Back to top button