Krasniqi: Kemi nevojë shumë për infermierë
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, sonte në RTV21 deklaroi se kontratat e punëtorëve shëndetësorë që u angazhuan gjatë pandemisë kanë qenë të nënshkruara nga Ministria e Shëndetësisë dhe se pas skadimit të kontratave, ata punëtorë shëndetësorë më nuk janë të angazhuar.
Ai në emisionin “Argument Plus” tha se po presin që Ministria e Shëndetësisë prapë të fillojë procedurat për angazhimin e punëtorëve shëndetësorë dhe theksoi se kanë nevojë shumë për infermierë.
“Pra mungesat më të mëdha i kemi në stafin infermieror, por gjithashtu edhe në disa fusha specialistike”, u shpreh ai ndër të tjera, shkruan rtv21.tv
Krasniqi potencoi se mungesat në stafin infermieror në nivel të ShSKUK-së janë më tepër rezultat i rregullave, të cilat tha se caktojnë që në institucionet shëndetësore lejohet vetëm një numër i caktuar i punëtorëve shëndetësorë të punësohen./21Media