Krasniqi: Kur politika i prishë edhe profesorët e mirë

Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së Haskukës

Gazetari Besnik Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka i cili para disa ditëve kishte thënë se 70% të titujve të lajmeve në Kosovë nuk janë në përputhje me brendësinë e lajmit, ma shumë se gjysma e lajmeve janë të pavërteta ose shtrembërime.

Në lidhje më këtë deklaratë, Krasniqi ka kërkuar spjegim nga Haskuka dhe ka thënë se gabime të tilla nuk guxon të lëshoj një profesor universiteti.

“Mytaher Haskuka, deputet i Vetëvendosjes, do të vetëpërgënjeshtrohej, sikur t’i përgjigjej një pyetje publike që ia bëra përkitazi me konstatimet kuturu për mediat, të cilat i kishte shprehë dje në një status në profilin e tij në Facebook. Të tilla nuk guxon t’i lëshojë një profesor universiteti, siç është ai. Kjo ishte një pjesë e statusit të deputetit të legjislaturës së shkuar dhe i kësaj të resë, e në të cilin i kishte pandehë mediat për mashtrim: “70% të titujve të lajmeve nuk është në përputhje me brendësinë e lajmit, ma shumë se gjysma e lajmeve janë të pavërteta ose shtrembërime”. Prej kohësh ruaj konsideratë për të dhe me mirësjellje i kërkova: “Prof., gjej kohe te lutem e na trego se kush e ka realizu kete studim dhe mbi bazën e çfare te dhënash empirike jane nxjerre përfundimet”. U ishte përgjigjë disave që ia kishin rrehë krahtë Mu jo. Jo sepse secila përgjigje do ta nxirrte në gënjeshtër. Kjo për faktin se kishte vendosë t’i sulmonte mediat me gjuhë politike, pra me demagogji shpifëse, e jo me gjuhë shkencore, që nënkupton nxjerrjen e përfundimeve bazuar në një studim empirik. Keq që politika po i prishë edhe profesorët e mirë”, thuhet në postimin e Krasniqit./21Media

Back to top button