Krasniqi: Lavdia do të jetë e përhershme për heroin më të ri të Kosovës, Afrim Bunjakun

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në njëvjetorin e agresionit të Banjskës dhe rënies së heroit Afrim Bunjaku, tha se lavdia për të dhe të gjithë heronjët do të jetë e përhershme.

“Një vit më parë në sulmin terrorist në Banjska ai ishte heroi që dha jetën në mbrojtje të sovranitetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. Padyshim asnjëherë nuk e kemi menduar që do të ketë nevojë për të dhënë jetën heronjë të rinj 25 vjet pas lirisë, por ja që beteja e pambaruar për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës ka kërkuar edhe këtë sakrificë, e cila na shpresojmë se është e fundit, por padyshim do të jetë e paharruar përgjithmonë! Andaj këtij dhe çdo dëshmorit që ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës për pavarsinë e vendit tonë, lavdia do të jetë e përhershme për heroin më të ri të Kosovës Afrim Bunjakun”, tha Krasniqi në një prononcim për media./21Media

Back to top button