Krasniqi: LDK dëshironte zgjedhje në vjeshtë, PDK jo!

Memli ka thënë se si koalicion nuk kanë mundur t’i shtyjnë disa procese përpara

Memli Krasniqi nga PDK, ka thënë se se për disa kauza të paqena politike është mundësuar bllokimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Krasniqi në “Click” të RTV21 ka numërua disa procese të mëdha më të cilat nuk kanë mundur që të merren vesh me LDK që t’i dërgojnë përpara si, çështja e demarkacionit dhe çështja e ushtrisë etj.

Krasniqi ka thënë se PDK ka qenë e përkushtuar për të pasur një marrëveshje me LDK,  për siç tha ai të bërë një rifreskim të marrëveshjes ekzistuese për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Mameli tha se LDKja ka qenë që të shkojnë në vjeshtë në zgjedhje pas verës mirëpo PDK-ja ka dashur para verës të shkohet në zgjedhje.

Ndryshe sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Deputetët me vota 78 për, 34 kundër dhe 3 abstenim kanë vendosur që Qeveri e Kosovës të rrëzohet./21Media

Back to top button