Krasniqi: Koalicion i fuqishëm opozitar për të përmirësuar imazhin e Kosovës

(Lajm i përditësuar)
Krasniqi: Koalicion i fuqishëm opozitar për të përmirësuar imazhin e Kosovës
Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka theksuar se në interes të Kosovës dhe imazhit të saj në arenën ndërkombëtare, do të ishte e nevojshme që opozita të formonte një koalicion të fuqishëm.
Sipas tij, kjo do të ndihmonte në rikthimin e mbështetjes nga miqtë ndërkombëtarë dhe do të parandalonte përsëritjen e gabimeve të mëparshme.
”Ne interes të Kosovës dhe mbi të gjitha në interes të imazhit të Kosovës në arenën ndërkomb1ëtare dhe rikthimin e miqve tanë ndërkombëtar kishte me qenë mirë të formohet një koalicon i fuqishëm nga opozita dhe të mos i përserisin gabimet e më hershme”, tha Krasniqi.
Krasniqi: Lista Serbe vazhdon refuzimin e sovranitetit të Kosovës
Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 tha se zgjedhja e kandidatëve nga Lista Serbe është një provë që ata do të vazhdojnë me politikën e refuzimit të sovranitetit të Kosovës, duke kundërshtuar çdo përpjekje për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet e saj.
”Një ftohje të raporteve, sepse ne si Kosovë kemi interesin që edhe perfaqeusesit e komuniteve të integrohen në mënyrë demokratike në instuticionet tona. Pikërisht zgjedhja e kandidatëve nga Lista Serbe është një dëshmi se ata do të vazhdojnë me politikën e refuzimit dhe kundërshtimit të çdo gjëje cka është sovranitet i Kosovës”, tha Krasniqi.
Krasniqi: Ne nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 tha se Kosova nuk e ka një një sistem të mbrojtjes kibernetike siç e kanë disa shtete tjera.
Ai këtë e tha duke komentuar pengimin e numërimit të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit.
”Sulmet kibernatike mund të kryhen nga territori i një shteti neutral, por pas tyre mund të qëndrojn sherbimet intelegjente të e caktuara të cilat kanë disponime negative ndaj Kosovës”, tha Krasniqi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?