Krasniqi: Luan Haradinaj për lirinë e Kosovës s’bëri kompromis as me vdekjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës-PDK-së, Memli Krasniqi sot ka kujtuar heroin Luan Haradinaj në 26-vjetorin e rënies së tij.
Në një postim në Facebook Krasniqi ka shkruar se më 6 maj të vitit 1997, ditën kur ra për të mos vdekur kurrë, Luani ishte vetëm 23-vjeç, e përkundër moshës së re, kjo nuk paraqiti pengesë për idealin që sipas tij, ai kishte në zemër.
“Përkundrazi, për lirinë e Kosovës, Luani ishte ndër të parët që nuk bëri kurrfarë kompromisi – as me vdekjen”, shkroi Krasniqi./21Media