​Krasniqi: Marrëzia e ka mbuluar pushtetin e Albin Kurtit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi pas incizimeve të publikuara mes deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiqit të Listës Serbe, duke thënë se “me Albin Kurtin në krye Kosova jo që nuk ka të ardhme por po cenohet edhe e kaluara e saj e lavdishme”.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, Krasniqi e cilësoi të papranueshme ofendimin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të heroit Enver Zymberi si dhe të kolegëve deputetë të partisë së tij.

“Ka vetëm një rrugë për ta ndalë këtë degradim të gjithanshëm: zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, për ta kthyer Kosovën në drejtimin e duhur”, ka shkruar Krasniqi.

Back to top button