Krasniqi nderon pilotët amerikanë të rënë për lirinë e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe tek pllaka përkujtimore e dy pilotëve amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët dhanë jetën gjatë misionit të NATO-s.
Në 23 vjetorin e sulmeve të NATO-s, Krasniqi ka thënë se lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë që të dorëzohej dhe mundësoi që Kosova ta fitojë lirinë.
“Gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media