Krasniqi në Bruksel kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar në Bruksel heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Ritheksova qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës. PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.

Ai në tryezën për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Reneë Europe në Bruksel ka thënë se Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së.

“Pata kënaqësinë që të diskutoj dhe të shkëmbej qëndrime të vlefshme me Ilhan Kyuchyuk, Bashkë-presidentin e ALDE, Stéphane Séjourné, President i Reneë Europe dhe Janez Lenarçiç, Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave. Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së. Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër”,ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button