Krasniqi në Hagë: Liria jonë ishte lufta e tyre, dielli do të lindë përsëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot i ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-krerët e partisë së tij, në Hagë, ku po mbahen që nga viti 2020, si të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Në një postim në Faxebook Krasniqi ka shkruar se ata janë krenaria jonë.
“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lindë përsëri!” ka shkruar Krasniqi në njoftimin e tij në Facebook.
Bashkë me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, për të njëjtën akuzë, në Hagë po mbahen edhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi./21Media