Krasniqi: LVV nuk e merr pozitën e kryeministrit në asnjë situatë

(Lajm i përditësuar)
Krasniqi: LVV nuk e merr pozitën e kryeministrit në asnjë situatë
Eksperti i sigurisë, Kolë Krasniqi, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta marrë pozitën e kryeministri në asnjë situatë.
“Edhe në qoftë se hynë partia Vetëvendosje, mirëpo jo në pozicione represantive shtetërore, jo ministrinë, jo kryeministrin në asnjë situatë”, deklaroi ai. /RTV21/21Media
Krasniqi: Në këtë fushatë vërehet zbutja e retorikës agresive e Kurtit ndaj partive tjera
Eksperti i sigurisë, Kolë Krasniqi, në emisionin “Click” të RTV21 tha se në fushatën e zgjedhjeve lokale është vërejtur zbutja e retorikës agresive, të kreut të LVV-së, Albin Kurtit në raport me partitë politike.
Ai shtoi se kjo zbutje e kësaj retorike ka nënkuptim për vendosjen e ndonjë komunikimi apo bashkëpunimi eventual për themelimin e qeverisë.
“Natyrisht kjo është një deklaratë krejtësisht e qartë, mirëpo ajo qfarë është vërejtur gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet komunale është zbutja e dukshme e retorikës agresive kryesisht e kreut të LVV-së në raport me partitë tjera dhe kjo është nënkuptu edhe si një përpjekje për vendosjen e një komunikimi ose një bashkëpunimi eventual në drejtim të themelimit të qeverisë eventuale”, tha ai. /RTV21/21Media