Memli Krasniqi pas protestës: Vetëm UÇK-ja dhe drejtësia mund t’i bashkojnë shqiptarët kështu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës së sotme në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Krasniqi ka thënë se vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kërkesa për drejtësi për historinë e saj mund t’i bashkojnë shqiptarët me kaq emocione dhe krenari.

“Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës. Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë deri në fund”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, kërkesa e të gjithëve është e qartë: “Drejtësi dhe vetëm drejtësi! Liri për çlirimtarët tanë!”./21Media

Back to top button