Krasniqi: Për 24 orë mund të konstituohet Kuvendi e Qeveria nëse Kurti dhe VV-ja tërhiqen nga Albulena Haxhiu

Kryetari i Partisë Demkokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas dështimit të 19-të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ai tha se Albin Kurti “ka vendosur të vazhdojnë agoninë e mosthemelimit të institucioneve”.
“Edhe sot patëm përpjekje që njlherë në javë, vullneti i partive ishte që kjo mos të ndodh. Sa për PDK s’duhet të pritet as dy ditë. Nuk do të ishte fare e gabueshme nëse mblidhei çdo ditë, sepse kjo do të ishte detyrim para votuesve që na kanë zgjedhur këtu”, tha i pari i PDK-së.
Krasniqi tha se nuk ka krizë juridike por ka krizë politike.
“S’kemi krizë juridike, por politike – edhe përgjigja dhe zgjidhja dhet të jetë politike. Duhet edhe adresim në Gjykatën Kushtetuese. Presidentja është brenda kompetencave që ia lejojnë një gjë të tillë. Kam kërkuar nga ajo që t’i drejtohte me pyetje kushtetuese, nuk e di nëse do ta bëjë por vullnet ka shpreh që në një pikë të caktuar të bllokadës, ta bëjë”, tha ai.
Ai ka vlerësuar se situata është e thjeshtë dhe mund të zhbllokohet për 24 orë.
“Kjo situatë është shumë e thjeshtë, për 24 orë mund të konstituohet Kuvendi e Qeveria nëse Albin Kurti dhe VV-ja tërhiqen nga Albulena Haxhiu, pasi nuk është ajo më e rëndësishme se 1 milion qytetarë që kanë votuar”, ka thënë Krasniqi.
I pari i PDK-së u shpreh se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje, por për to tha se duhet të ketë dakordim politik. /21Media