Krasniqi për Clark: Mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi për dëshminë  gjeneralit Wesely Clark në Hagë.

Krasniqi tha se ai  dje ishte në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë e sot në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë.

“Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij.Sepse në skenën e madhe të historisë sonë, ai shfaqet gjithmonë i njëjtë:besnik, i vendosur, i drejtë. Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën.”, tha ai.

Më tej Krasniqi ka thënë se Clark nuk ndryshon.

“Sepse parimet nuk ndryshojnë. Historia e njeh. Ne e nderojmë. Faleminderit, Gjeneral Clark!”, përfundoi Krasniqi./2Media

Back to top button