Krasniqi për Kuvendin: Të ketë konstituim dhe udhëheqje cilësore

(Lajm i përditësuar)
Krasniqi për Kuvendin: Të ketë konstituim dhe udhëheqje cilësore
Eksperti i fushës së sigurisë, Kolë Krasniqi në emisionin “Click” të RTV21 për situatën në Kuvend, sipas tij duhet të ketë konstituim të kuvendit.
Teksa shtoi se duhet të ketë “udhëheqje cilësore të funksionimit të aparatit shtetërorë”.
“Unë dëshirojë që të ketë konstituim dhe udhëheqje cilësore të funksionimit të aparatit shtetërorë, ku çdo qytetar i garantohen të drejtat e veta dhe i mbrohen me dinjitet të drejtat e veta dhe shteti vepron me anshmëri”, tha Krasniqi. /21Media
Krasniqi: Çdo deputet duhet të ketë parasysh interesin nacional dhe pasojat e mos konstituimit
Eksperti i fushës së sigurisë, Kolë Krasniqi në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me konstituimin e Kuvendit, ai thotë se çdo deputetë duhet të ketë parasysh pozicionin aktual të Kosovës.
Ndër të tjera ai thotë se deputetët duhet të kenë parasysh edhe pasoja e mos konstituimit të Kuvendit.
“Natyrisht që këtu ka interese, ka dëshira. Mirëpo unë mbi të gjitha kisha me pas dëshirë që çdo deputetë i Republikës së Kosovës ta ketë parasysh interesin nacional, ta ketë parasysh pozicionin aktual të Kosovës dhe pasoja e mos konstituimit.”, tha ai. /21Media