Krasniqi për Thaçin: Të presim së shpejti në liri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar Ditën e Presidentit,ish-presidentit, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.
Krasniqi ka publikuar një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili tha se Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë krenare me atë.
Kreu i kësaj partie i ka uruar Thaçit sa më shpejt liri.
“Urime Dita e Presidentit, çlirimtar!. Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë krenare me ty, Hashim Thaçi. Të presim së shpejti në liri!”, ka shkruar ai në Facebook.