Krasniqi përkrah protestën në Strasburg: Procesi ka rënduar padrejtësisht emrin e UÇK-së

Ish kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbështetur protestën që pritet të mbahet me 16 tetor në Strasburg në përkrahje të ish-krerëve të UÇK.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se procesi i gjykimit në Hagë ka rënduar padrejtësisht emrin dhe sakrificën e UÇK-së.
“Aty ku nisi procesi që ka rënduar padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi dhe dinjitet”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dielën, të gjitha rrugët çojnë në Strasburg!
Aty ku nisi procesi që ka rënduar padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi dhe dinjitet.
Më 16 nëntor, protestat paqësore për të vërtetën dhe respektimin e historisë sonë vazhdojnë, me qytetari, me qetësi dhe me besim në drejtësinë që meriton populli ynë.
Ftojmë të gjithë qytetarët, miqtë e Kosovës dhe mërgatën tonë kudo që është, të bashkohen në këtë thirrje të përbashkët për drejtësi dhe për lirinë e çlirimtarëve tanë.