Krasniqi propozon Ramiz Lladrovcin për kryetar të Drenasit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, ku në stadiumin e qytetit ka prezantuar kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm të Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Sipas Krasniqit PDK-ja dhe Drenasi kanë rrugëtuar bashkë, ndërkaq nuk mund të mendohet PDK-ja pa Drenasin, as Drenasi nuk mund të mendohet pa PDK-në.
”Formati i kësaj lidhjeje të fuqishme mes PDK-së dhe Drenasit, e tejkalon raportin politik. I tejkalon ambiciet, i tejkalon interesat, sepse është mbi ambicie e mbi interesa.
”Prandaj para të gjitha këtyre, ne kemi mirëkuptuar qytetarin, nevojat e tij dhe të ardhmen e tij. Prandaj PDK-ja qëndron me qytetarin dhe alternativën për të cilën ai ka nevojë. Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat i PDK-së për kryetar të ardhshëm, Ramiz Lladrovci, jo veç që është alternativë, por edhe lokomotivë e zhvillimit që na pret. Ky është zotimi i tij. Ky është zotimi i PDK-së. Ne kemi përgjegjësi për të qenë bashkë e së bashku ta bëjmë më të mirën për Drenasin”, ka shkruar Memli në ”Facebook”./21Media

Back to top button