Krasniqi: Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka drejtuar kritika ndaj partisë në pushtet pasi që sipas tij kanë dështuar në Kuvend.

Duke u bazuar në gjetjen gjetjen e Komisionit Evropian për Kosovën për periudhën qershor 2022 – qershor 2033. Ai ka shpërndarë në video në Facebook, përcjell portali rtv21.tv

“Kuvendi i Kosovës ka dështuar shpeshherë të votojë projektligje, si dhe ka dështuar të ketë kuorum në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancat plenare, edhe pse Qeveria aktuale vazhdon ta ketë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend”, thuhet në videon e shpërndarë.

Më tej lideri i partisë më të madhe opozitare, ka shtuar se kjo tregon paaftësinë e skajshme të pushtetit.

“Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjatë këtj vitit, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar tri ligje të Qeverisë, që u kontestuan nga opozita. Derisa në shqyrtim të kushtetutshmërisë i ka edhe pesë të tjera.

Gjykata e shpalli antikushtetues në tërësi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Po ashtu Kushtetuesja e shpalli tërësisht të pavlefshëm Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe e rrëzoi pjesërisht edhe Ligjin për Zyrtarët Publikë./21Media

Back to top button