Krasniqi: Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në profilin e tij në Facebook ka ndarë fotografi nga ceremonia e inaugurimit të memorialit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Drenicë, si dhe nga homazhet e mbajtura në Prekaz dhe Marinë të Skenderajt.

Ai ka folur për rëndësinë e datës 28 Nëntor për kombin shqiptar. Derisa ka uruar që ky të jetë  28 nëntori i fundit që festohet pa krerët e UÇK-së.

“Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së.Për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari.Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim.Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.Urime 28 Nëntorin, shqiptarë!”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button