Krasniqi shpall fitoren e PDK-së: Fituam pesë komuna pa balotazh
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se sipas të dhënave që kanë nga tereni dhe rezultatet e deritashme të KQZ-së, PDK ka fituar pa balotazh në pesë komuna.
Siç ka thënë Krasniqi, PDK ka fituar në Mitrovicë, Ferizaj, Skenderaj, Kaçanik dhe në Hani të Elezit.
Krasniqi ka thënë se PDK në balotazh është në Prizren, Drenas, Shtime, Dragash, Malishevë dhe Klinë.
“Qytetarët e vendlindjeve të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, sonte dëshmuan sërish mbështetjen e madhe për themeluesit e UCK-së, PDK-së dhe Shtetit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?