Krasniqi: Sot, pesë vjet Kosova kërkon drejtësi për çlirimtarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar në pesë vjetorin e arresimit të ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Ai ka thënë se për gjatë këtyre viteve ata po mbahen padrejtësisht në Hagë duke e cilësuar këtë si një proces i cili po zvarritet.

“Pesë vjet më vonë, procesi po vazhdon të zvarritet, padrejtësia të rritet ndërsa e vërteta që ne e njohim dhe e dijmë, ende s’e ka marrë verdiktin që e meriton.Ata shkuan në Hagë me kokën lart, pa u fshehur, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje. Shkuan si burrështetas, si ushtarë të lirisë, me besim në drejtësi, me dinjitetin që ua dha historia dhe me dashurinë që ia dhanë Kosovës.”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej ai ka thënë se Kosova kërkon drejtësi për ta.

“Për 1,826 ditë, ata dhe familjet e tyre kanë përballuar vuajtjen me qetësi, me durim e me besim. Për hir të së vërtetës dhe të drejtësisë. Sot, pesë vjet më vonë, me mirënjohje, mall e krenari, Kosova kërkon asgjë më pak se atë që u takon bijve të saj: Drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët!”, ka përfunduar Krasniqi./21Media

 

 

Back to top button