Krasniqi: Ta bëjmë këtë Bajram shembull të mirëkuptimit e tolerancës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ishte në vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar Myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij për festën e Fitër Bajramit.
Me këtë rast, ia uroi të gjithë qytetarët e besimit islam për këtë festë të rëndësishme fetare, e cila tradicionalisht, sipas tij, ka shërbyer si ditë e afrimit, solidaritetit dhe dashurisë me njëri-tjetrin.
“Andaj, sot, siç e do zakoni i kësaj feste, krahë hapur e zemër plotë, ta bëjmë këtë Bajram shembull të mirëkuptimit e tolerancës me familjarët, fqinjët, miqtë, kolegët dhe të gjithë bashkëqytetarët tanë. Zoti ua pastë pranuar agjërimin dhe lutjet tuaja”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button