Krasniqi takohet me Lajçakun: Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se tema të diskutimit ishin zhvillimet e fundit fundit politike në Kosovë dhe procesi dialogut, përfshirë draft-statuti i propozuar i Asociacionit.

“Edhe një herë, Emisarit Lajçak i ripërsërita qëndrimin tim dhe të PDK-së se statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive. “, shkroi Krasniqi në Facebook.

I pari i PDK-së po ashtu tregoi se Lajçakut, i kërkoi që të ndikojë që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë sanksionet “e padrejta ndaj Republikës së Kosovës”./21Media

Back to top button