Krasniqi takohet me Varhelyin, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi bëri të ditur se gjatë vizitës së tij në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Krasniqi tha se me Varhelyi disktuan për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces.

“Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara.”, shkroi Krasniqi në Facebook.

I pari i PDK-së gjatë vizitës së tij në Bruksel është takuar sot me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Tema të diskutimit ishin zhvillimet e fundit fundit politike në Kosovë dhe procesi dialogut, përfshirë draft-statuti i propozuar i Asociacionit./21Media

Back to top button