​Krasniqi takon ambasadorin e Zvicrës, bisedojnë për kultivimin e partneritetit mes dy shteteve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
“Me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Zvicrës. Në kuadër të këtij takimi, theksuam domosdoshmërinë e kultivimit të partneritetit mes dy shteteve tona, me ç’rast nënvizova edhe rolin e bashkatdhetarëve tanë në mërgatë, që kanë kontribuuar ndër vite në ruajtjen e këtyre raporteve të mira, si dhe kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes remitancave dhe investimeve”, ka thënë Krasniqi.
“Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, si shtet mik dhe partner strategjik”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Back to top button