Krasniqi takon Jasharajn: Sfidave të mësimdhënësve iu vjen fundi me planprogramin e Bedri Hamzës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, dhe udhëheqës të tjerë të kësaj sindikate për të diskutuar mbi sfidat që po hasin mësimdhënësit në Kosovë. Gjatë këtij takimi, u theksua se sektori arsimor po përballet me vështirësi të shumta që kërkojnë zgjidhje afatgjata.

Krasniqi shprehu angazhimin e PDK-së për të adresuar këto sfida pas zgjedhjeve.

: “Së bashku me Abelardin, pritëm sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me të cilët biseduam lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë, e të cilave do t’iu vijë fundi pas 9 shkurtit, kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës, me PDK-në në krye të Qeverisë.”

Sipas Krasniqit, me fillimin e implementimit të planit të Hamzës, do të përmirësohen kushtet për mësimdhënësit dhe do të arrihen rezultate të rëndësishme për sektorin e arsimit në Kosovë./21Media

Back to top button