Krasniqi thotë se Kurti zgjodhi t’u vendosë haraç qytetarëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Kurti dhe mazhoranca në Kuvend u kanë vendosur haraç qytetarëve, duke zgjedhur siç ka thënë, të dyfishojnë çmimin e energjisë elektrike.
Ky reagim i Krasniqit ka ardhur pasi Gjykata Themelore të Prishtinës, një dite më parë e  ka pezulluar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë.
”Ne jemi përpjekur me kohë që ta ndërgjegjësojmë qeverinë për krizën energjetike, por as Kryeministri Kurti e as mazhoranca nuk kanë pasur kurajo për të marrë përgjegjësi përballë krizës. Ata thjeshtë zgjodhën ta dyfishojnë çmimin e energjisë elektrike, duke ju vendosur një haraç qytetarëve, pikërisht në kohën kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur dhe kostoja e jetesës është bërë shumë e rëndë”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button