Krasniqi thotë se shtesat prej 100 eurosh, për përfitime në zgjedhje

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti për të rritur pagesën për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për dy muaj dhe për pensionistët për një muaj, është bërë me qëllim të përfitimeve në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Sot, u mor vendimi që të ndahen nga 100 euro shtesë në nëntor për pensionistët e rregullt dhe për skemat sociale në nëntor e dhjetor dyfishin e pagesës së rregullt.

“Vendimi i Qeverisë – në kohë të fushatës zgjedhore – për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për dy muaj; dhe për ndarjen nga 100 euro shtesë për pensionistët për një muaj; është rast tipik i abuzimit me resurset shtetërore për përfitime të partisë në pushtet. Kësisoj, dëmtohet procesi zgjedhor përmes krijimit të pabarazisë zgjedhore me partitë tjera në opozitë.Aq më keq, kur për forma të tilla të abuzimit keni kritikuar qeveritë e kaluara – keni kërkuar mbështetje për të vepruar ndryshe – dhe tani kur e keni rastin, e bëni pikërisht të njëjtën.Ka mbetur vetëm edhe të premtohet që Zhegra dhe Zhuri do të bëhen komuna”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

 
Back to top button