Krasniqi: TRUST jo, Martin po!

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional që mundëson tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Të enjten në Kuvend me 55 vota kundër, 42 pro është rrëzuar iniciativa e qytetarëve që të lejohet tërheqja e deri 30 për qind të mjeteve të trustit.
Lidhur me këtë përmes një shkrimi në “Facebook” reagoi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi duke thënë “TRUST JO, MARTIN PO!”.
“Është për keqardhje injorimi i vazhdueshëm që Qeveria Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po u bëjnë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, sikur kjo e tërheqjes së një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti.
Në vend të mbështetjes e ndihmës, e tëra që po përfitojnë qytetarët nga kjo Qeveri është keqqeverisja, skandalet korruptive, papërgjegjësia, regresi ekonomik e vështirësimi i jetës së tyre”, shkroi ai.
Krasniqi tha se si pasojë e krizës së rëndë ekonomike, është hera e dytë që me kërkesë të qytetarëve vjen në Kuvend nevoja për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga TRUST-i dhe po ashtu është hera e dytë që kjo mazhorancë e injoron.
“Sa t’i kenë për miq, anëtarë të partisë e zyrtarë të lartë tipat si Martin Berishaj, është normale që këtij Kryeministri do t’i mungojë vazhdimisht sensi i empatisë ndaj krizës me të cilën po ballafaqohen qytetarët.Turp!”, tha kreu i PDK-së./21Media

Back to top button