Krasniqi: Po merren vendime që lënë pasoja!

Krasniqi ka thënë se dy komitete të qeverisë po marrin vendime të mëdha

Gazetari, Besnik Krasniqi në “Click” të RTV21 ka thënë se në prag të fushatës dy komitete të qeverisë po marrin vendime tani për disa projekte madhore.

Krasniqi tha se komiteti për autostradën për Gjilan ka vendosur ta shpallë tenderi në prag të fushatë dhe bëhet fjalë për projekt milionësh dhe në këtë projekt kanë marrë pjesë vetëm ministrat e LDK dhe 2 të PDK janë tërhequr.

Krasniqi po ashtu foli edhe për autostradën për Shkup ku tha se është vendosur të hapen dy dalje të autostradës të cilat afektojnë në vota. Në fund Krasniqi tha se vendime të cilat lënë pasoja për mandatin e ardhshëm po merren edhe tani gjatë fushatës./21Media

Back to top button