Krasniqi i PSD-së: Kurti pa gjakderdhje nuk shkon

(Lajm i përditësuar)
Krasniqi i PSD-së: Kurti pa gjakderdhje nuk shkon
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21, tha se Kurti dëshiron të bëj katrahura, teksa paralajmëroi se i njëjti nuk do të shkoj pa gjakderdhje.
“Ai (Albin Kurti) dëshiron të bëj katrahura, duhet me ndalë katrahurën, ka për të çuar drejt gjakderdhjes, mbane në mend, nuk ka me shkuar në gjendje të qetë, nuk shkon pse me shku. Ai jeton prej këtyre krizave, ka ardhur përmes krizave, shkon përmes krizave”
Krasniqi foli edhe për shtesat, i cili tha se është për gjynah si qytetarët që marrin këto që nuk e dinë se “Kurtin nuk e përmend askush”.
“Nuk mundesh të ia spjegosh njeriut që i ka marrë 200 euro, me i thënë që e kemi liderin që nuk e përmend askush, ai thotë mi ka çuar 200 euro, është për gjynah…, çka me i bërë jemi në një krizë të fellë, nuk është hajgare kjo punë, lojë”, deklaroi ai./RTV21/21Media
“Albin Kurti shkonte me revole në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21, kujtoi një moment kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkonte me allti në parlament. Duke treguar disa detaje që i ka thënë atij.
Krasniqi ndër të tjera tha se Kurti dëshiron të bëj katrahura.
“Ai vike me allti në parlament, edhe tjerët kanë shkuar me allti në Parlament. I kemi pasur zyret ballë për ballë i thash Albin a e ke alltin, tha po, çfare e ke 765, i thash a e ke vrarë dikë, tha jo thash ke shikuar shumë filma, duke shikuar filma, në filma i mëshon armë edhe duart i shkojnë për mbrapa, thash nuk është ashtu, tha ai./RTV21/21Media
Krasniqi: Unë dhe Molliqaj kemi krijuar një monstrum që quhet Albin Kurti
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21, tha se vetë ai dhe Dardan Molliqaj kanë krijuar një monstrum si Albin Kurtin.
Ai shtoi se kjo nuk është bërë me qëllim.
“Ky është krijuar një mashtrues tepër i rrezikshëm, na ka dalë si kontribut i ne dyve më së shumti dhe tjerëve pas neve. Përgjegjësinë më të madhe për fuqinë e tij politike dhe dëmet që po i bën Kosovës, nuk mendoj se mban dikush më shumë përgjegjësi se unë dhe Dardani, ndoshta ka. Ne e kemi fajin e madh, kemi ardhur këtu me tregu që kemi krijuar një monstrum, nuk e kemi bërë me qëllim”, tha ai./RTV21/21Media
Krasniqi për Kurtin: Ka rënë, nuk është më liderë
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21, tha se Albin Kurti, ka rënë dhe i njëjti më nuk është më liderë. Duke shtuar se ka vdekur ideja e tij për të qenë “baba”.
“Ai nuk është më liderë, ka rënë. Historia nuk e pranon si liderë. Ka vdekur lidershipi i madh i tij, nuk është varrosur ende, por ka vdekur ajo ideja e tij për tu bërë baba i gjithë njerëzimit”, u shpreh ai./RTV21/21Media
Krasniqi: Albin Kurti ka përçarë popullin
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21, tha se Albin Kurtin e ka përçarë popullin deri në kurriz.
Ndër të tjera ai tha se Kurti ka ikur prej luftës.
“Albin Kurti ka ikur prej luftës, e ka përçarë popullin deri në kurriz, i ka përçarë familjet, i ka përçarë të gjithë njerëzit. Albini është përçarës, zgjohet natën me përçarë, i ka 1 milion persona që shajnë dhe ofendojnë në internet, nuk del t’iu thotë ndaluni”, theksoi ai./RTV21/21Media
Gjuha e Kurtit për UÇK-në, Krasniqi: Shet mend njerëzve që nuk e kuptojnë
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21, për gjuhën e Kurtit kundër komandantëve të UÇK-së tha se ai po i shet mend njerëzve që nuk e kuptojnë.
Ai shtoi se Kurti çfarë flet gënjen.
“Ky dinë çfarë t’i thotë këtyre, ky thotë bardh ose zi, ndëgjoi fjalimet e Hitlerit kështu janë, ‘a je me Gjermaninë apo kundër Gjermanisë’. Këta nuk e analizojnë kurrë në qoftë se dikush ka luftuar për liri, mandej ka hyrë ka vjedhur bankën, luftën për liri nuk mundesh të ia mohosh, mundesh me dërgu në burg, e ky i shet men njerëzve që nuk e kuptojnë. Nuk mundesh njeriut që është plagosur pesë herë për Kosovën, e më vonë është bërë hajn, ai është patriot e ka përfunduar shërbimin e vet patriotik”, deklaroi ai./RTV21/21Media
Krasniqi i PSD-së: Kurti e ka bërë pronë personale Vetëvendosjen
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21, ka akuzuar Albin Kurtin për pronësimin e Vetëvendosjes në pronë personale.
“Nuk është parti politike, është pronë personale e një njeriu, unë personalisht qysh në fillim e kam kuptuar ambicien e sëmuar të Albinit, sëmuar në aspektin e ambicies”, theksoi Krasniqi.
Ai shtoi se Kurti e ka bërë pronë personale, Vetëvendosjen./RTV21/21Media
Krasniqi: Vetëvendosje ka dal prej parimeve
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalur nga parimet e saj, derisa i përmendi disa prej tyre.
“Besoj në pushtet me duar të pastërta, mbi bazën e socialdemokracisë, bazi sociale mbi meritokracinë, shtetin e Kosovës me drejtën për bashkim me Shqipërinë. Unë kam shkuar në Vetëvendosje për parime. Vetëvendosje ka dal prej parimeve. Bashkimit kombëtar, uniteti partiak, punës së përbashkët, mundësisë së përbashkët”, tha ai./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?