Krasnqi prit në takim Oravin, flasin për zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Krasniqi tha se me Oravin disktuan për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë te procesi zgjedhor dhe rëndësia e përmbylljes së tij në përputhje me standardet më të larta demokratike.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, këto zgjedhje përfaqësojnë një moment

të rëndësishëm për demokracinë tonë dhe një dëshmi e qartë e pjekurisë politike të qytetarëve të Kosovës.  Në PDK, ne respektojmë dhe njohim vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës. Urojmë që vendi të ketë sa më shpejt një qeveri të re funksionale, e cila do të adresojë sfidat dhe prioritetet shtetërore me përgjegjësi dhe dinjitet. “, tha Krasniqi.

“PDK mbetet e përkushtuar ndaj një të ardhmeje më të mirë për Kosovën, pavarësisht pozicionit të saj politik. Ne jemi të bindur se vetëm përmes bashkëpunimit dhe një qasjeje konstruktive, vendi ynë do të vijojë rrugën e konsolidimit demokratik dhe integrimit euro-atlantik.”, vijoi Krasniqi./21Media

 

Back to top button