Krejt çka u gjet gjatë aksionit në “Eko Regjioni” Prizren

Në rajonin e Prizrenit, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në shtëpi e banesa të tre të dyshuarve, si dhe në  ndërmarrjen publike “Eko Regjioni”  e një biznes privat, në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar dokumente/kontrata, një armë e gjatë me karikator me 20 fishekë, dy laptopë, para dhe dëshmi të tjera.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Back to top button